Në Shipkovicë do të ndizet “Flakadani i Lirisë” – Përkrahje për ish krerët e UÇK-së

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 13 shtator Zhurnal.mk – Këshilli Organizativ i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka njoftuar se më 14 shtator 2026 do të organizojë ndezjen e “Flakadanit të Lirisë” në Sheshin e UÇK-së në Shipkovicë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, aktiviteti do të nisë në ora 19:00 dhe synon të mbledhë qytetarë, miq dhe veteranë të luftës në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen aktivitetit, duke e cilësuar atë si një shprehje të përbashkët mbështetjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aktiviteti është paralajmëruar të zhvillohet me këtë agjendë:

Vendi: Sheshi i UÇK-së, Shipkovicë
Data: 14 shtator 2026
Ora: 19:00

Njoftimi i organizatorëve vjen në kuadër të mobilizimeve publike në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër