Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Likovë, 13 shtator Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë Jusuf Demiri nga Shkupi, pjesëtar i familjes Demiri me prejardhje nga Sllupçani dhe ish-luftëtar gjatë vitit 2001 në Sllupçan.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët, të cilët përmes një njoftimi kanë shprehur dhimbjen për humbjen e të afërmit të tyre.

“ Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftimin e familjes.

Jusufi ishte djali i Haxhi Qani Demirit, ndërsa familja e tij, me prejardhje nga Sllupçani, prej vitesh jeton në Shkup.

Në njoftimin për ndarjen e tij nga jeta bëhet e ditur se Jusuf Demiri ishte familjar i Mësuesit Hatip Demiri dhe i Hoxhës Sulejman Demiri, i njohur si Molla Sula.

Familjarët kanë njoftuar se konaku i familjes për ngushëllime ndodhet në Shkup, përballë Shkollës “Imri Elezi”, dhe do të jetë i hapur deri të martën.

“ Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjarëve dhe miqve Allahu ua shtoftë gajretin”, thuhet në mesazhin e familjes.

Ngushëllime familjes Demiri, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Jusuf Demirin. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus.

artikuj të ndërlidhura