Flamuri gjigant i UÇK-së vendoset para Komunës së Lipjanit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur para objektit të Komunës së Lipjanit, në ditët kur vëmendja është përqendruar te procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Vendosjen e flamurit e ka bërë të ditur kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ky veprim vjen në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, të cilët prej rreth gjashtë vitesh po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Procesi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi është duke u zhvilluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër