Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesë

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator 2026, ora 10:00.

Në njoftim bëhet e ditur se sa i takon pjesëmarrjes në hapësirat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, u janë dërguar mesazhe elektronike të gjithë atyre të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit.

“Seanca publike gjithashtu do të transmetohet me 10 minuta vonesë në gjuhët shqipe, anglishte dhe serbishte”, thuhet në njoftim.

Transmetimi me video mund të shikohet përmes faqes së internetit ose në YouTube përmes lidhjeve në vijim:

https://www.scp-ks.org/sq/transmetim

https://www.youtube.com/@KSCShqipLive

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër