Tetovë, 15 shtator Zhurnal.mk – Që nga dita e djeshme këtu në qytetin e Tetovës, nëpër rrugë nuk shihet pothuajse asnjë taksi veturë. Shkak për këtë është aksioni që ditën e djeshme ndërmorën inspektorët e DHP-së, për të kontrolluar nëse kanë apo jo leje për punë dhe nëse janë të paraqitur. Për pasojë u dënuan dhjetëra taksistë
Nga komuna e Tetovës thonë se asnjë kompani apo person fizik nuk ka aplikuar për tu pajisur me leje për punë si taksist.
“Fatkeqësisht në Sektorin për veprimtari komunale nuk ka arritur asnjë kërkesë për tu licencuar dhe për të punuar ligjërisht asnjë taksi individual apo kompani e taksive. Kështu që, komuna e4 Tetovës nuk ka dhënë leje për taksitë për këtë vit, pasi që edhe një herë po e përsëris në komunën e Tetovës nuk ka bërë askush kërkesë për marrje të licencës apo lejes për punë të taksive”, deklaroi Albi Qamili nga Komuna e Tetovës
Tentuam të bisedojmë edhe me disa taksistë, por nga frika e dënimit, refuzojnë të dalin para kamerave.
Licencë a keni marr?
“S`di gjë ik ikë te tjetri”
“Nuk di gjë nuk di gjë më fal. Se di çka ndodh”
Taksistët, por edhe përfaqësuesit e Komunës së Tetovës thonë se problemi kryesor mbetet te licenca për punë e cila duhet të sigurohet në Shkup. Por sipas tyre, kjo është e pamundur për momentin pasi akoma nuk është formuar komisioni për dhënin e licencave.
Nga Drejtoria për të Ardhura Publike nuk deshën të flasin për aksionin e tyre, opor edhe vërejtjet e taksistëve për mungesën e komisionit që do t’i jepte licencën e punës atyre.
