Manasievski: Standardet e dyfishta në gjyqësor për vepra të vogla dënime të rrepta, ndërsa për Laskarci dhe spitalin modular zero përgjegjësi

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator,, Zhurnal.mk – Nga VMRO‑DPMNE sot reagojnë për gjendjet në sistemin gjyqësor maqedonas, duke theksuar selektivitetin dhe standardet e dyfishta në vendimet gjyqësore. Zëdhënësi i partisë, Valentin Manasievski, në konferencë për shtyp theksoi se ndërsa për disa kundërvajtje shqiptohen dënime të larta me burg, për rastet kapitale dhe tragjeditë nuk ka përfundim gjyqësor.

„Për tërheqje të flokëve, jepen 4 vite burg. Për vjedhje të 150 qebapëve, jepen 3 vite burg. Ndërsa për rastin Laskarci, ku humbën jetën 16 persona, për rastin me spitalin modular, ku humbën jetën 14 persona, apo për rastin Mazut, me vlerë 167 milionë euro, kemi zero vite burg dhe zero përgjegjësi“, deklaroi Manasievski.

Sipas tij, këto gjendje janë rezultat i ndikimeve të strukturave të mëparshme të SDSM dhe BDI në institucione, për shkak të të cilave qytetarët e humbin plotësisht besimin në sistemin juridik.

„Gjyqësori nuk duhet të jetë mburojë e SDSM dhe e BDI. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë“, porositi zëdhënësi i VMRO‑DPMNE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër