Toni Kroos ka thumbuar me ironi Jamal Musialën, Florian Wirtzin dhe Aleksandar Pavlovicin, gjatë një diskutimi për listën e parë të përzgjedhësit të Gjermanisë, Jurgen Klopp, që pritet të publikohet të enjten.
Në podcastin Einfach Mal Luppen, të cilin e drejton së bashku me vëllain Felix, kampioni i botës më 2014 u sfidua të përmendte tre futbollistë që nuk kishin marrë pjesë në Botërorin e fundit.
Kroos u përgjigj me sarkazëm: “Kam përmendur tre lojtarë që nuk morën pjesë në Botëror: Pavlovic, Wirtz dhe Musiala”.
Në fakt, të tre kishin luajtur me Gjermaninë në atë turne. Felixit iu deshën disa sekonda për ta kuptuar shakanë, para se të pyeste: “Çfarë? Në cilin Botëror nuk morën pjesë?”. Më pas, duke e kuptuar thumbimin, shtoi: “Sepse nuk u vunë re, apo çfarë?”.
Komenti i Kroosit ishte një referencë ndaj paraqitjes së dobët të treshes në turne, ku Gjermania u eliminua nga Paraguai në raundin e 32-të.
Më pas, Kroos përmendi tre lojtarë që i plotësonin vërtet kushtet e sfidës dhe që do të dëshironte t’i shihte në listën e parë të Kloppit: Tom Bischof dhe Lennart Karl nga Bayern Munichu, si dhe Said El Mala, talenti i ri i Kolnit.

