Alban Skënderaj reagon ashpër pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Jam i lënduar, por nuk dua të hesht

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Skënderaj shpreh revoltë dhe trishtim të thellë, duke thënë se vendimi, sipas tij, nuk prek vetëm individët e dënuar, por edhe mënyrën se si lufta e UÇK-së dhe historia e saj perceptohen nga shqiptarët.

Në reagimin e tij, ai e përshkruan luftën e UÇK-së si një luftë që, sipas tij, lindi nga kërkesa për liri dhe mbrojtje të popullsisë përballë dhunës, dëbimeve dhe masakrave gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë i Skënderajt në Instagram (pa ndërhyrje):

“Sot ndiej revoltë dhe trishtim të thellë.Ky vendim më dhemb dhe më indinjon.

Nuk po denohen padrejtësisht vetëm udhëheqesit e UÇK-së por po hidhet baltë mbi atë që UÇK-ja dhe lufta e saj përfaqësojnë për ne dhe për historinë tonë.

Një luftë që lindi nga nevoja për liri!Një popull që kërkonte të jetonte i lirë dhe të mbrohej përballë një regjimi që solli dhunë, dëbime, masakra dhe vuajtje të tmerrshme.

Sot jam i revoltuar. Jam i lënduar. Dhe mbi të gjitha, nuk dua të hesht!Të bashkuar të protestojmë kundër kësaj padrejtësie”. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër