Nikolloski: Maqedonia është pikë kyçe tranziti në korridoret evropiane të transportit

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Maqedonia është nikoqire e Eurock 2026, një tubim prestigjioz ndërkombëtar i opinionit shkencor të ndërtimit, në të cilin marrin pjesë disa qindra profesorë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit dhe lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, theksoi se mbajtja e një ngjarjeje të tillë në Maqedoni paraqet njohje të rëndësishme për vendin dhe për opinionin e tij inxhinierik dhe shkencor.

Sipas Nikoloskit, ekspertiza shkencore dhe inxhinierike kanë rol të rëndësishëm në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, veçanërisht në periudhën kur shteti realizon një cikël të rëndësishëm investues në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.

“Është prestigj që Maqedonia është nikoqire e Eurock 2026, një nga tubimet më të mëdha në pjesën e ndërtimit, ku disa qindra profesorë nga e gjithë bota diskutojnë për sfidat inxhinierike në ndërtim”, porositi Nikoloski.

Ai theksoi se pozita gjeografike strategjike e Maqedonisë, përmes së cilës kryqëzohen korridoret e transportit 8 dhe 10, e pozicionon vendin si drejtim tranziti të rëndësishëm në Ballkan dhe pjesë të rrjetit evropian të transportit.

Në atë kontekst, Qeveria realizon investime shumëvjeçare në ndërtim, rikonstruksion dhe modernizim të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, me vlerë të përgjithshme prej disa miliarda euro.

Nikoloski theksoi se pikërisht ekspertiza inxhinierike, njohuritë shkencore dhe aplikimi i teknologjive bashkëkohore janë me rëndësi të veçantë për realizimin e suksesshëm të këtyre projekteve infrastrukturore.

“Po e ndërtojmë Maqedoninë!”, porositi Nikoloski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër