Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Musa ka theksuar se liria e Kosovës është e lidhur me sakrificën, kujtesën dhe historinë e popullit shqiptar.
“Për shqiptarët që e nderojnë luftën për çlirimin e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet simbol i qëndresës dhe i luftës për liri”, ka shkruar Musa.
