Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 84-vjetorit të Konferencës së Pezës.
Kushi mbajti një fjalë përshëndetëse ku vlerësoi kontributin e Konferencës së Pezës në bashkimin e shqiptarëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit.
Po ashtu, Kushi vendosi një kurorë me lule pranë memorialit të Konferencës në Pezë, në emër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në ceremoninë morën pjesë deputetë, përfaqësues të autoriteteve vendore, institucioneve shtetërore, organizatave të veteranëve dhe qytetarë të shumtë.
