Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar edhe finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura.
Xhuli, e cila aktualisht ndodhet ende e shtrirë në spital në pritje për të sjellë në jetë binjakët e saj, ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet e emocionuar dhe me lot në sy teksa ka folur për vendimin e marrë në Hagë.
Ajo tha se shpreson që të ndërmerren hapa për të kundërshtuar vendimin dhe që çështja të shqyrtohet sërish, duke iu referuar edhe rasteve të mëparshme të proceseve gjyqësore për krime lufte.
“Shpresoj që i marrim masat e duhura për me anulu ose me ba një tjetër mënyrë gjyqin prapë, siç ka ndodhë edhe me atë kroatin. Unë, ke di ti, ka qenë naj tmerr. Një andërr që më zhduk. Nuk desha me besu çfarë ndodh përnime”, u shpreh ajo.
Më tej, Nura dërgoi një mesazh mbështetjeje për familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, duke përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
“Kështu që forca familjarëve, Kadrisë, Thaçit, Bocit, Jakopit, të tjerë. Dje na kanë kthyer thjesht memoriet e kohës, të nëntëdhjetë e tetë, të nëntëdhjetë e nëntë, të paktën mua. U mbërri ktheshin krejt ato kujtime dhe në fund ndamë me dalë pafajshëm, do të thotë kjo është tmerr, tmerr, tmerr, tmerr”, tha Xhuli.
Në mbishkrimin e videos, ajo tregoi edhe një histori personale që lidhet me përvojat e familjes së saj gjatë luftës në Kosovë.
“E mbaj mend si sot kur kena marrë lajmin e masakrës së gjyshit, kur na dhanë lajmin edhe që babai ka ra në betejë etj., etj. Është e vështirë me dëgju gjithë ato shoqe të mia që tregonin si ka ndodhur përdhunimi i tyre nga ushtarë serbë, e në fund UÇK me marrë dënim!”, shkroi Nura.
Reagimi i saj vjen një ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u gjetën përgjegjës për vepra penale të luftës.
