Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka reaguar për herë të parë pas dënimit të tij me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit, Mehmeti-Selimi ka reaguar përmes një fotografie të publikuar në Facebook.

Në fotografi shihen djali dhe vajza e saj, teksa së bashku mbajnë  flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krahas fotografisë, ajo ka shkruar një mesazh të shkurtër:

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”, shkroi ajo.

Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në kuadër të aktgjykimit të shkallës së parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër