Hamza takon Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin pas vendimit në Hagë

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot takime të ndara me tre liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin, pas vendimit në Hagë. Hamza ka bërë të ditur se takimet janë zhvilluar me kërkesën e tij, ndërsa ka falënderuar tre liderët për takimet.

“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini. I falënderoj të tre për takimet”, ka shkruar Hamza.

Kryetari i PDK-së ka bërë të ditur se në takime është diskutuar për situatën e krijuar, sfidat me të cilat po përballet vendi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike në këtë periudhë.

“Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka deklaruar Hamza. Takimet e sotme vijnë një ditë pas vendimit në Hagë dhe në një moment kur zhvillimet e krijuara pas tij kanë hapur diskutime për hapat dhe koordinimin institucional e politik në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër