Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Familja Begu dhe Brovina kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit të veprimtares, poetes, mjekes Flora Brovina, e cila do të mbahet sot.

Sipas njoftimit, ceremonia përkujtimore në nder të saj do të nisë në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, do të mbahen homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Varrimi do të bëhet në orën 16:00, në Varrezat e Qytetit, Dragodan.

Familja ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator,

“Me dhimbje dhe respekt”, thuhet në njoftimin e familjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër