Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale të hënën, më 21 shtator, do të prezantojë hapat e mëtejshëm për mbrojtjen, certifikimin dhe promovimin e rubinit të Maqedonisë.

Fokusi do të jetë vendosja e sistemit për certifikimin dhe gjurmimin e origjinës, si dhe promovimi i tij në tregun ndërkombëtar.
Ministrja Sanja Bozhinovska, Komisioni për Rubinin Maqedonas dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse do të prezantojnë punën e bërë deri tani dhe aktivitetet e ardhshme.

Rubini i Maqedonisë gjendet në zonën e Prilepit dhe në Mariovës dhe karakterizohet nga ngjyra rozë-mjedër, e lidhur me praninë e kromit. Procesi për mbrojtjen e tij institucionalisht nisi në shtator të vitit 2025.

artikuj të ndërlidhura