VMRO‑DPMNE për Filipçen: Vetë pranoi se studentët e tij kanë njohuri katastrofale

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – VMRO‑DPMNE reagoi ndaj paraqitjes së mbrëmshme të liderit të LSDM, Venko Filipçe, në emisionin “Vetëm intervistë” në Kanal 5, duke e akuzuar se me deklaratat e tij e ka nënçmuar arsimin në vend dhe e ka vënë në pikëpyetje dijen e studentëve maqedonas.

“Çiraku i Zaevit, Venko Filipçe, duke dashur ta nënçmojë arsimin në shtet dhe të tregojë se studentët tanë janë shumë më të dobët se të huajt, pranoi se nxënësit e tij, pra mjekët e ardhshëm, kanë njohuri katastrofale”, thuhet në reagimin e VMRO‑DPMNE.

Nga partia thonë se me këtë Filipçe ka konfirmuar se si profesor nuk arrin t’ua përcjellë studentëve dijen e nevojshme.

Në reagim shtrohet edhe pyetja për angazhimin e tij si profesor, ku VMRO‑DPMNE thotë se pret që ndryshimet e reja në Ligjin për arsimin e lartë ta ruajnë statusin e tij si profesor.

Partia drejton kritika edhe për punën e tij në sektorin shëndetësor, duke përmendur një sërë akuzash për vaksinat, prokurimet publike dhe spitalet modulare.

VMRO‑DPMNE, njëkohësisht, e krahason Filipçen me kryeministrin dhe profesorin Hristijan Mickoski, për të cilin thonë se ka marrë mirënjohje nga studentët dhe është ndër profesorët e respektuar në profesionin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër