Familjarja e të zhdukurve gjatë luftës: Protestojmë sepse u dënua pafajësia, u njollos lufta e popullit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Familjarja e të zhdukurve të luftës, që hapi protestën gjithëpopullore në Prishtinë, ka ndarë një mesazh të fuqishëm me të gjithë protestuesit, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se sot protestohet sepse është dënuar pafajësia e një lufte të domosdoshme e një populli që i ishte vjedhur e drejta për liri, e drejta për dinjitet dhe e drejta për jetë mu në shtëpinë e tyre.

“Sot kur do të duhej të ishim në ditën e dytë të festës po protestojmë. Po protestojmë sepse pafajësia është dënuar me dënime drakonike, ndërkohë kriminelët e luftës dhe njerëzimit, po enden në liri. Ky diskriminim, ky tentim për balancë false për të njëjtësuar viktimën me agresorin po na dhemb deri në palcë. Jemi të dëshpëruar se na është prekur ideali ynë, e po pyesim veten si mban kjo tokë tërë këtë dhimbje, tërë këtë padrejtësi. Si është e mundur të ndodhë gjithë ky inskenim, si nuk u shemb toka, apo çka e shemb këtë tokë tani që këmba e tyre nuk e shkeli tokën e Kosovës?”, tha ajo.

“Jemi këtu se po njolloset, përbaltet e tjetërsohet lufta e domosdoshme e një populli që i ishte vjedhur e drejta për liri, e drejta për dinjitet dhe e drejta për jetë mu në shtëpinë e tyre”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër