Erion Veliaj del nga burgu, dërgohet në spital

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 shtator Zhurnal.mk – Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, është shtruar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se Veliaj ka dalë nga qelia në burgun e Durrësit dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit privat .

Nuk dihen ende arsyet e shtrimit të tij dhe nëse bëhet fjalë për një problem shëndetësor apo për një vizitë të planifikuar. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse qëndrimi në spital lidhet me përpjekjet e tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Veliaj ka kërkuar në disa shkallë të gjyqësorit ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesat e tij nuk janë pranuar dhe ai vijon të qëndrojë në paraburgim.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës dërgohet në një spital privat. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e lythave dhe, pas disa orësh, u rikthye në qeli i shoqëruar nga forca të shumta policie.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër