Nuk ka zjarre aktive, një është nën kontroll

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator Zhurnal.mk – Në territorin e vendit, sot deri në orën 18:00, janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësira të hapura. Asnjëri prej tyre nuk është aktiv, ndërsa një zjarr është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nën kontroll është zjarri në fshatin Belicë, në vendin e quajtur Kajorec, në komunën e Makedonski Brodit. Zjarri ishte përhapur në drejtim të Jasenit, në komunën e Sopishtës, ku janë përfshirë pyje me trungje të ulëta dhe pyje të përziera.

Janë shuar zjarret në këto lokacione:

Komuna e Gazi Babës, fshati Inxhikovë – bimësi e ulët;
Komuna e Kisella Vodës, rruga “Maleshevska” – bimësi e ulët;
Komuna e Manastirit, pranë Varrezave Hebraike – bimësi e ulët;
Komuna e Manastirit, fshati Karamani – bimësi e ulët;
Komuna e Dibrës, në drejtim të vendkalimit kufitar me Shqipërinë – deponi;
Komuna e Dibrës, fshati Xhepishtë – deponi dhe pyll me trungje të ulëta;
Komuna e Shtipit, fshati Leskovicë – pyll i degraduar dhe bimësi e ulët;
Aksi rrugor Shtip–Shashavarlijë – mbeturina dhe një sipërfaqe e vogël me pyll pishe;
Komuna e Karbincit, fshati Krupishtë – mbeturina;
Komuna e Vinicës, fshati Pekllani – bimësi e ulët;
Komuna e Berovës, në vendin e quajtur Shirinata – bimësi e ulët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër