Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup njofton se uji i pijshëm në territorin e Qytetit të Shkupit është në përputhje me kërkesat për siguri dhe cilësi.
Sipas raportit javor të publikuar nga ndërmarrja, gjatë periudhës nga 14 deri më 18 shtator 2026, Sektori i Kontrollit Sanitar ka marrë gjithsej 206 mostra për analiza fiziko-kimike dhe po aq mostra për analiza mikrobiologjike.
Mostrat janë marrë nga 49 pika matëse në territorin e Qytetit të Shkupit.
“Nga rezultatet e analizave është konstatuar se të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, të publikuar në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë“ nr. 183/18. NP „Ujësjellës dhe Kanalizime“ thekson se raportet javore publikohen me qëllim të informimit të rregullt të qytetarëve për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm në Shkup”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
