PDK-ja dorëzon në Kuvend kërkesën për plotësim-ndryshim të Ligjit për Specialen

Nga D V
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton Ekonomia Online.

Kjo nismë ligjore vjen pas aktgjykimit denues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, aktgjykim që Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar publikisht dhe e ka cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër