Dimitrievski i përgjigjet LSDM-së: “Kujdes mos ju shfaqet edhe ZNAM 3.0!”

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, tha se partia e tij nuk ka afera dhe se veprimtaria e saj bazohet në ndershmëri, përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.

Duke folur në një aktivitet për llogaridhënien e funksionarëve të ZNAM-it, Dimitrievski theksoi se besimi i qytetarëve fitohet me punë dhe rezultate.

Ai tha se çdo funksionar është i zëvendësueshëm dhe se pushteti u takon qytetarëve. Dimitrievski paralajmëroi se ZNAM nuk do të jetë përsëritje e modeleve politike që qytetarët i kanë parë më parë, ndërsa ndaj akuzave të LSDM-së tha se përplasjet politike nuk do ta ndryshojnë mënyrën se si ZNAM ndërton besimin me qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër