Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Rruga dhe ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij për vendin.

Haradinaj ka shkruar se përvjetorë të tillë rikujtojnë çmimin e lartë që ka paguar Kosova për lirinë, ndërsa Krasniqin e ka cilësuar si shembull të sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë për atdheun.

“Përvjetorët si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se, pavarësisht vrasjes së Krasniqit, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt dhe institucionale u jetësuan.

“Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan”, ka deklaruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj ka shprehur nderimin për jetën dhe veprën e kolonel Ahmet Krasniqit.

“Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit!”, ka përfunduar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër