Gjykata Kushtetuese për lëndën e PDK-së: Është duke u shqyrtuar

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar për Ekonomia Online se është duke e shqyrtuar lëndën e referuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila lidhet me kushtetutshmërinë e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimet institucionale pas këtij procesi.

Në përgjigje për Ekonomia Online, Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se lënda është duke u trajtuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së këtij institucioni.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese për Ekonomia Online.

PDK-ja më 14 shtator kishte dërguar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit, duke ngritur çështje lidhur me mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe zhvillimet e tjera në procesin e konstituimit.

Ndërkohë, një ditë më pas, PDK-ja kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re, duke argumentuar se procesi i konstituimit të Kuvendit kishte dilema kushtetuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër