Dy aksidente tragjike në Kumanovë dhe Manastir, dalin detajet e reja

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 21 shtator Zhurnal.mk – Për një person është kërkuar ndalim 48-orësh, ndërsa në rastin tjetër dyshohet për drejtim të pakujdesshëm.

Prokuroria po heton dy aksidente të rënda me pasoja fatale, të ndodhura gjatë fundjavës pranë Kumanovës dhe Manastirit.

Për të zbardhur rrethanat e aksidenteve, janë urdhëruar autopsitë e viktimave, si dhe ekspertiza shtesë teknike dhe të komunikacionit.

Për aksidentin pranë Kumanovës, për një person është kërkuar ndalim 48-orësh, me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së tij të mundshme.

Ndërsa për aksidentin pranë Manastirit, rezultatet fillestare tregojnë se shkak i dyshuar është drejtimi i pakujdesshëm. Sipas hetimit, njëri prej drejtuesve ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur drejtpërdrejt me automjetin tjetër.

Drejtuesi i dyshuar ndodhet në spital me lëndime të rënda, ndërsa hetimi për rastin vazhdon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër