Gruda: S’duhet te jemi pishman për Specialen, gjyqtarët e shkolluar në Perëndim shkelën secilin standard

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se Kosova nuk duhet të bëhet pishman për votimin e Gjykatës Speciale, me gjithë vendimin dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ne nuk mund të kishim imagjinuar një shkelje të tillë të standardeve nga gjyqtarë që janë shkolluar në Perëndim, nga një gjykatë që është e vendosur në Perëndim”.

“Kështu që kjo tradhti që i është bërë Kosovës duke ndërtuar një mekanizëm që shkel çdo parim evropian të drejtësisë evropiane, nuk është faj i atyre që e kanë themeluar. Është faj i atyre që po ndodh shkelja. Nuk besoj, dhe nuk duhet të jemi pishman për themelimin e Gjykatës Speciale, aspak!”, ka thënë Gruda.

Lidhur me projektligjin e ri të PDK-së, Gruda sqaroi se shkalla e dytë është lënë të përmbyllet në Hagë për shkak të shpresave të mbrojtjes për të rrëzuar shkeljet procedurale, por siç tha ai, parashihet që shkalla e tretë në Gjykatën Supreme, si dhe çdo rigjykim eventual, të kthehen tërësisht në Kosovë, krahas vendosjes së një mekanizmi mbikëqyrës ndërkombëtar dhe parlamentar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër