Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 22 shtator, Zhurnal.mk – Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se Franca dhe SHBA-ja kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të ulur tensionet në Ngushticën e Hormuzit dhe për të mbrojtur infrastrukturën civile në Ukrainë.

Pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, Macron shkroi në rrjetin X se të dy vendet do të ndërmarrin hapa të përbashkët për të ulur tensionet në tregjet e energjisë, si dhe për të mbrojtur infrastrukturën e rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Përsa i përket Ukrainës, Macron tha se Franca dhe SHBA-ja do të bashkojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, për ndalimin e përkohshëm të sulmeve ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës civile.

Ai theksoi se popullsia civile, duhet të mbrohet dhe se duhet të nisin sa më shpejt negociatat serioze për kushtet e një paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Macron nuk dha detaje se çfarë masash konkrete kanë rënë dakord të marrin Franca dhe SHBA-ja për Lindjen e Mesme apo Ukrainën.

Trump dhe Macron pritet të mbajnë fjalimet e tyre sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të marrin pjesë rreth 120 liderë botërorë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër