Zelensky: Ukraina propozon ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike ruse

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork 23 shtator, Zhurnal.mk – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është gati për një ndërprerje të pjesshme të luftimeve me Rusinë, që do të përfshinte ndalimin e sulmeve ndaj centraleve dhe objekteve të energjisë.

Zelensky e bëri deklaratën pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump në Nju Jork.

Sipas tij, SHBA-ja do t’ia përcjellë propozimin Rusisë.

Më herët, Rusia e kundërshtoi këtë propozim, duke thënë se duhet synuar një marrëveshje e plotë për paqe, jo vetëm ndalimi i sulmeve ndaj energjisë.

Zelensky tha gjithashtu se Trump nuk i ka kërkuar Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj objektivave ruse, përfshirë rafineritë e naftës.

Gjatë takimit, Zelensky kërkoi gjithashtu më shumë raketa për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Ai tha se SHBA-ja ende nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por as nuk e ka refuzuar kërkesën.

Ukraina ka mungesë të raketave për sistemet “Patriot” dhe, për këtë arsye, po e ka më të vështirë të ndalojë raketat balistike ruse.

Ndërkohë, sulmet ruse ndaj objekteve energjetike, depove dhe fabrikave të mëdha po shkaktojnë dëme të mëtejshme në ekonominë e Ukrainës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër