Gjini takon ambasadorin britanik, diskutojnë për vendimin në Hagë dhe situatën politike

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për situatën politike pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zhvillimet kushtetuese e politike në Kosovë.

Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin britanik se Aleanca mbetet konsistente në mbrojtjen e interesit shtetëror dhe demokracisë.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për rolin dhe angazhimin e ambasadorit Hargreaves, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

“E njoftova se Aleanca mban konsistencën e saj në mbrojtje të interesit shtetëror dhe demokracisë.Ambasadorin Hargreaves e falënderova për rolin e tij aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër