Taravari: Mickoski e humbi momentin për afrimin me Bullgarinë pas tragjedisë në Koçan

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Arben Taravari konsideron se kryeministri Hristijan Mickoski ka humbur një moment të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë pas tragjedisë në Koçan. Në një intervistë për podcastin “Koridori 8”, ai tha se ndihma e ardhur nga Bullgaria krijoi mundësi për afrimin mes dy vendeve.

Taravari, i cili në atë periudhë ishte ministër i Shëndetësisë, tha se ministri bullgar i Shëndetësisë ishte kolegu i parë nga rajoni që e kishte telefonuar dhe kishte ofruar vende për trajtimin e të plagosurve. Një pjesë e pacientëve më pas u trajtuan në spitale në Sofje, Plovdiv dhe Varna.

“Ky ishte një moment i mirë që shtetet të afroheshin. Bullgaria e bëri hapin e parë”, tha Taravari.

Ai shtoi se edhe atëherë kishte konsideruar se solidariteti pas tragjedisë mund të shfrytëzohej për të ulur keqkuptimet mes Shkupit dhe Sofjes. Taravari kritikoi gjithashtu ato që i quajti narrativa antibullgare, duke vlerësuar se Maqedonia dhe Bullgaria duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të mira fqinjësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër