KSHZ-ja përcaktoi renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Bërvenicës

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator Zhurnal.mk – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot, në një seancë publike, përmes shortit përcaktoi renditjen në fletën e votimit, përkatësisht numrin rendor me të cilin kandidatët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të caktuara për 18 tetor.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së në pushtet, e cila udhëheq koalicionin „Maqedonia Jote”, Stojanço Radieski, do të garojë me numrin 1, ndërsa kandidati i opozitës, LSDM-së, Jovica Radeski, do të jetë me numrin 2 në fletën e votimit.

Lista e plotë e gjashtë numrave në fletën e votimit

Numri Koalicioni / Grupi i zgjedhësve Kandidati

1 Koalicioni „Maqedonia Jote” – VMRO-DPMNE Stojanço Radieski
2 Koalicioni i udhëhequr nga LSDM Jovica Radeski
3 Grupi i zgjedhësve Dushan Bogdanovski
4 Koalicioni VLEN Jakup Useini
5 Grupi i zgjedhësve Arife Idrizi
6 Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) Arkin Jahiji

Pas hedhjes së shortit, do të përpilohet procesverbali për zhvillimin e shortit dhe përcaktimin e renditjes së listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, njoftoi se lista unike e përcaktuar e kandidatëve do të shpallet nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në të gjitha vendbanimet dhe qendrat e votimit në komunë, jo më vonë se 23 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në përputhje me nenin 69, paragrafi 4.

Mariçiq njoftoi gjithashtu se deri më 23 shtator 2026, KSHZ-ja nuk kishte pranuar asnjë ofertë nga komunat, Qyteti i Shkupit apo personat juridikë që menaxhojnë hapësira reklamuese dhe billborde për lokacione të destinuara për reklamim politik gjatë zgjedhjeve të parakohshme në Komunën e Bërvenicës.

Për shkak se nuk janë dorëzuar oferta dhe lokacione për billborde, KSHZ-ja nuk do të zhvillojë short për shpërndarjen e tyre për reklamim politik.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës janë shpallur nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për datën 18 tetor 2026. Ato do të mbahen pas vdekjes së kryetarit të komunës, Ivica Ilievski, i cili ndërroi jetë më 23 qershor 2026, në moshën 58-vjeçare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër