Rihanna tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj në Paris, teksa u kthye në hotel pas një mbrëmjeje jashtë dhe një tjetër vizite në koncertin e Celine Dion.
Këngëtarja 38-vjeçare u shfaq me një fustan transparent dhe elegant, përmes të cilit dukej reçipeta e saj e zezë me dantellë.
Ajo e kompletoi pamjen me një fund në nuancë bronzi, këpucë me taka, syze të zeza dhe një çantë.
Rihanna
Rihanna duket se është një fanse e madhe e Celine Dion, pasi kjo ishte hera e dytë brenda pak javësh që ajo ndoqi koncertin e këngëtares gjatë qëndrimit të saj në Francë.
Këngëtarja ka tërhequr vëmendjen edhe me angazhimet e saj në modë.
Rihanna
Ajo është bashkëthemeluese e markës së të brendshmeve Savage X Fenty, e lansuar në vitin 2018, dhe vazhdon të jetë bashkëpronare dhe presidente ekzekutive e saj.
Rihanna dhe partneri i saj, reperi ASAP Rocky, janë prindër të tre fëmijëve: djemve RZA dhe Riot si dhe vajzës së vogël Rocki.
Rihanna
Së fundmi, Rihanna ndau edhe disa fotografi të rralla me të tre fëmijët gjatë një vizite në Barbados, ku ajo u kthye në lagjen e fëmijërisë së saj.




