Takimi sekret që ndryshoi gjithçka: Si Real Madridi ia mbylli derën Rodrit

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Real Madridi thuhet se ka marrë vendimin përfundimtar për të mos e transferuar Rodri Hernandezin pas një takimi sekret të zhvilluar gjatë Kupës së Botës.

Ish-futbollisti dhe analisti sportiv Poli Rincon ka zbuluar momentin kur drejtuesit e Real Madridit vendosën që mesfushori spanjoll të mos vishte kurrë fanellën e klubit madrilen.

“Më 13 korrik u zhvillua një takim dhe aty vendosën se Rodri nuk do të luajë kurrë për Madridin”.

Pas këtij vendimi, mundësia që kapiteni i Kombëtares së Spanjës të transferohej në Santiago Bernabeu u mbyll përfundimisht, ndërsa Real Madridi vazhdoi me lëvizje të tjera në merkato, përfshirë rinovimin e kontratës së Vinicius Junior dhe transferimin e Yan Diomandes.

“Pas kësaj, ata bënë gjëra për t’u dukur mirë para tifozëve dhe publikut”.

Analisti nuk bëri të ditura arsyet e plota që çuan në prishjen e negociatave, por pretendoi se Rodri nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si ishte trajtuar gjatë bisedimeve me Real Madridin.

Sipas tij, mesfushori nuk ishte ndier mjaftueshëm i vlerësuar nga ana financiare dhe sportive, gjë që ndikoi në dështimin e marrëveshjes dhe hapi rrugën për transferimin e tij te Barcelona, me të cilën raportohet se ka nënshkruar deri në vitin 2030.

“Ajo që di me siguri është se Rodri nuk ishte shumë i lumtur gjatë negociatave me Madridin; me fjalë të tjera, ai nuk ndiente se ishte vlerësuar shumë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër