Qoku: Shqiptarët mund të jenë urë për tejkalimin e bllokadës me Bullgarinë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator Zhurnal.mk – Bekim Qoku, Koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN-it, së bashku me deputeten Mimoza Musa, është takuar me anëtarët e Parlamentit Evropian, pjesë e Komitetit të Përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian – Maqedonia e Veriut, në kuadër të Mbledhjes së 25-të të këtij komiteti.

Në takim është diskutuar për agjendën reformuese, procesin e integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian dhe nevojën për një rrugë të parashikueshme drejt anëtarësimit në BE.

Qoku ka theksuar rolin e VLEN-it dhe faktorit politik shqiptar në ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Ai ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane dhe, për shkak të qasjes miqësore ndaj popullit bullgar, mund të shërbejnë si urë dhe ndërmjetësues për tejkalimin e kësaj bllokade.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër