Meta prezanton varësen me AI “Muse Charm”

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kompania Meta ka prezantuar në konferencën e saj vjetore pajisjen e re inteligjente Muse Charm, një varëse e vogël me inteligjencë artificiale, e cila mund të mbahet rreth qafës ose në dorë.

Pajisja mundëson komunikim të drejtpërdrejtë dhe dykahësh me asistentin e ri të AI-së, Muse.

Pajisja është e pajisur me disa mikrofona, altoparlant, sensor për gjurmën e gishtit dhe një ekran të vogël. Në ekran shfaqet një personazh i animuar i AI-së, i cili reagon vizualisht gjatë bisedës me përdoruesin.

Muse Charm ka një rrip të posaçëm që mundëson vendosjen në kyçin e dorës ose rreth qafës. Përdoruesit mund t’i bëjnë pyetje ose t’i japin komanda në çdo moment, ndërsa altoparlanti i integruar transmeton përgjigjet e asistentit Muse.

Meta ende nuk ka bërë të ditur çmimin zyrtar të pajisjes, ndërsa shitjet pritet të nisin në dhjetor, gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Kompania po e pozicionon Muse Charm si një pajisje të vogël që mundëson qasje të vazhdueshme te asistenti i AI-së, pa pasur nevojë për përdorimin e një telefoni inteligjent. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër