Franco Foda i dha debutimin, tani ylli i Austrisë vihet përballë tij: Ribashkimi do të jetë shumë i veçantë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Për Nicolas Seiwald, ndeshja e së dielës nuk do të jetë thjesht një tjetër përballje e Austrisë në Ligën e Kombeve. Në anën tjetër do të jetë një përzgjedhës që kishte rol të rëndësishëm në fillimet e tij me Kombëtaren austriake.

Bëhet fjalë për Franco Fodan, ish-përzgjedhësin e Austrisë dhe përzgjedhësin aktual të Kosovës, me të cilin Seiwald kishte debutuar me përfaqësuesen austriake rreth pesë vjet më parë.

Tani rrugët e tyre takohen sërish, por kësaj here në kahe të kundërta. Foda do të jetë në stolin e Kosovës, ndërsa Seiëald do të kërkojë që me Austrinë t’i marrë tri pikët në Vjenë.

Për mesfushorin e Leipzigut, ky rikthim do të ketë një domethënie të veçantë.

“Do të jetë ndeshje krejtësisht ndryshe. Ne duam që të jemi dominues dhe t’i mbajmë tri pikë në Vjenë. Ribashkimi me Fodan do të jetë padyshim shumë i veçantë”, ka deklaruar Seiwald pas fitores ndaj Izraelit.

Seiëald e sheh përballjen me Kosovën ndryshe nga ajo ndaj Izraelit, duke paralajmëruar një Austri që synon ta marrë kontrollin e lojës dhe të luajë për fitore.

Kështu, përtej objektivit të tri pikëve, kjo ndeshje do të sjellë edhe një takim emocional mes një trajneri dhe një lojtari që kanë bashkëpunuar në fillimet e tij me Kombëtaren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër