Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Të hënën, deputetët e Kuvendit do të mblidhen në një seancë plenare, të ftuar nga kryetarja Albulena Haxhiu.
Në rend të ditës, përveç betimit të deputetëve, do të jetë edhe miratimi i deklaratës, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit, nga radhët e PDK-së.
Ftesat për seancë tashmë janë dërguar në adresat e deputetëve.
Seanca do të fillojë në orën 11:00.
