Prindi sulmon shokun e djalit, 13-vjeçari përfundon i lënduar në spital

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Një prind ka sulmuar fizikisht shokun e djalit të tij, i cili më pas ka përfunduar i lënduar në spital, njoftoi policia.

Rasti është raportuar dje (25 shtator 2026) nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku për ndihmë mjekësore ishte dërguar një 13-vjeçar nga Shkupi.

Sipas denoncimit, rreth orës 12:20, në territorin e komunës së Aerodromit, i mituri ishte sulmuar fizikisht nga S.R., prindi i një bashkëmoshatari të tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër