Tetova do të jetë mikpritëse e Festivalit “Teuta”, një mbrëmje kushtuar këngës së vjetër qytetare shqiptare. Festivali do të mbahet më 26 shtator, me fillim nga ora 19:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Në program do të marrin pjesë grupe nga Gjakova, Lushnja dhe Peshkopia, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare nga Maqedonia e Veriut, si dhe lahutarja Lumturije Nonaj.
Nikoqir i festivalit është Kori i Grave “Teuta”, i cili përmes kësaj mbrëmjeje synon të sjellë para publikut këngën qytetare shqiptare dhe interpretues nga treva të ndryshme shqiptare.
“Të dashur qytetarë, të dashur shqiptarë nga gjithë trojet shqiptare, sonte ju presim të gjithë në Pallatin e Kulturës, në Festivalin e Grupit të Grave me Këngë Qytetare ‘Teuta’. Ju mirëpresim dhe ju presim të gjithë.”, u shpreh sherifi përfaqësuese e Korit të Grave “Teuta”, Flora Kasapi.
Festivali “Teuta” do të mbahet sonte më 26 shtator, duke filluar nga ora 19:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
