Hoxha në Tiranë takon Fatmir Gurin: Në fokus menaxhimi i peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe në Prespë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 shtator Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, zhvilloi një takim pune në Tiranë me zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Arian Jaupllari, dhe përfaqësues të ministrisë. Gjatë vizitës, Hoxha pati edhe një takim të shkurtër me zëvendësministrin Fatmir Guri.

Biseda u përqendrua te menaxhimi i përbashkët i peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe në Prespë. Palët diskutuan për ruajtjen e troftës së Ohrit, koordinimin në zbatimin e strategjisë për menaxhimin e ngjalës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.

Një nga temat e takimit ishte edhe riaktivizimi i punës së Komitetit të Përbashkët të Peshkimit për Liqenin e Ohrit dhe Prespës, për të koordinuar masat dhe shkëmbimin e të dhënave.

Hoxha theksoi se mbrojtja e pasurisë së përbashkët natyrore dhe menaxhimi i qëndrueshëm i peshkimit kërkojnë bashkëpunim të vazhdueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, zhvilloi një takim pune në Tiranë me zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Arian Jaupllari, dhe përfaqësues të ministrisë. Gjatë vizitës, Hoxha pati edhe një takim të shkurtër me zëvendësministrin Fatmir Guri.

Biseda u përqendrua te menaxhimi i përbashkët i peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe në Prespë. Palët diskutuan për ruajtjen e troftës së Ohrit, koordinimin në zbatimin e strategjisë për menaxhimin e ngjalës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.

Një nga temat e takimit ishte edhe riaktivizimi i punës së Komitetit të Përbashkët të Peshkimit për Liqenin e Ohrit dhe Prespës, për të koordinuar masat dhe shkëmbimin e të dhënave.

Hoxha theksoi se mbrojtja e pasurisë së përbashkët natyrore dhe menaxhimi i qëndrueshëm i peshkimit kërkojnë bashkëpunim të vazhdueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër