Vlen: 5 pyetje që Ali Ahmeti dhe BDI duhet t’u përgjigjen

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Zhgënjimin për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit e ndajmë dhe e ndjejmë.

Pavarësisht aktgjykimit, një gjë nuk ndryshon. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare kundër një regjimi që vrau, dëboi dhe përndoqi popullin e Kosovës. Këtë të vërtetë e di Kosova, e dinë shqiptarët dhe e di edhe bashkësia ndërkombëtare që ndërhyri për ta ndalur regjimin e Millosheviqit.

Por edhe nga një temë kaq e ndjeshme BDI tenton të fitojë poena të ulëta politike. Shqiptarët i njohin si paranë e kuqe. E dinë se nuk kanë lënë gjë pa keqpërdorur.

Edhe të ashtuquajturin marsh, alla BDI, mundohen ta paketojnë e ta shesin si “mbipartiak”.

Nëse vërtet duan të protestojnë për ish-krerët e UÇK-së, atëherë protesta do të duhej të ishte pikërisht ndaj BDI-së dhe rolit të kryetarit të saj, Ali Ahmeti.
UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së dhe nuk mund të përdoret si alibi për t’ia larë mëkatet.

Prandaj, në vend të thirrjes për protestë, nga lobistët për themelimin e Gjykatës Speciale sot kërkohen përgjigje publike.

1. Cili ishte pazari i ofruar në këmbim të mbështetjes së themelimit të Gjykatës Speciale?
2. Çfarë përmban dosja e Dhomave të Specializuara në Hagë që lidhet me dëshminë e Ali Ahmetit?
3. A kanë një emërues të përbashkët Dhomat e Specializuara dhe “Ballkani i Hapur”?
4. Përse Ali Ahmeti e rikualifikoi rolin e tij në procesin përpara Speciales, herë duke thënë se ishte dëshmitar, e herë duke thënë se nuk ishte dëshmitar në proces?
5. A ka shërbyer dëshmia e Ali Ahmetit si bazë për të ngritur aktakuzën kundër udhëheqësisë së UÇK-së nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë?

Këto dhe shumë pyetje të tjera vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e atyre që nuk kanë lënë gjë pa keqpërdorur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër