Driton Kuka ka nisur javën me një mesazh ku ka veçuar sukseset e gjeneratës së re të xhudos kosovare, por njëkohësisht ka ngritur shqetësimin për problemet që vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.
Trajneri i njohur kosovar ka publikuar një fotografi nga Ballkaniku U23, i mbajtur në Pejë, ku Kosova pati paraqitje dominuese në konkurrencën me 10 shtete pjesëmarrëse.
“Për një javë të mbarë… Me foton nga Ballkaniku U23 i mbajtur në Pejë ku Kosova dominoi në një konkurrencë prej 10 shteteve pjesëmarrëse ju urojmë fillim të mbarë të javës”.
“Gjenerata e re po del në sipërfaqe duke treguar që ndërrimi i gjeneratave po ndodh me sukses!”.
Megjithatë, Kuka më pas ka ngritur një tjetër çështje, duke shprehur pakënaqësi për problemet që, sipas tij, vazhdojnë sa i përket përmbushjes së obligimeve ndaj federatës.
“Në anën tjetër… Po hyjmë në 3-mujorin e fundit për pak ditë, por problemet me TM, fjala është në kryerje të obligimeve për federatën, s’po ndalen aspak! Për më tepër, as përgjigje çka po ndodh s’kemi!”, shkroi Kuka.
