VMRO-DPMNE: Studentët nuk do të presin më në sportelet e JSP-së për kartelën e transportit falas

Nga R.ZH
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator 2026 – Studentët në Shkup nuk do të kenë më nevojë të presin në sportelet e Ndërmarrjes së Transportit Publik për të nxjerrë kartelën për transport falas, njoftoi VMRO-DPMNE.

Sipas partisë, po vendoset kartelë digjitale studentore, si zgjidhje e përgatitur përmes bashkëpunimit ndërmjet Ndërmarrjes së Transportit Publik, Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FINKI) dhe universiteteve, me angazhimin e kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe udhëheqjes së Ndërmarrjes së Transportit Publik, përcjell Zhurnal.mk.

“Me vendosjen e kartelës digjitale studentore për transport, kërkesa e studentëve shndërrohet në zgjidhje konkrete. Në këtë mënyrë studentët do të kenë qasje më të thjeshtë, pa pasur nevojë të dorëzojnë sërish vërtetime në letër”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas njoftimit, zgjidhja po përgatitet në bashkëpunim mes Ndërmarrjes së Transportit Publik, Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike “FINKI”, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Universitetit “Nënë Tereza”.

Statusi studentor do të konfirmohet përmes sinkronizimit automatik të të dhënave ndërmjet Ndërmarrjes së Transportit Publik dhe universiteteve. Kjo do të eliminojë nevojën që studentët të dorëzojnë vërtetime në letër dhe të paraqiten personalisht në sportele për verifikim, siç ka qenë deri tani.

Kartela digjitale do të jetë e disponueshme përmes aplikacionit “SkopjeBus”. Studentët do të marrin udhëzime në adresën e tyre elektronike dhe do të identifikohen me të njëjtën adresë që përdorin në universitet.

Pas aktivizimit të kartelës, kodi QR në telefonin e studentit do të përdoret për validim gjatë udhëtimit me autobus.

VMRO-DPMNE vlerëson se kjo reformë është pjesë e modernizimit të shërbimeve publike dhe se lehtëson qasjen e studentëve në transportin publik.

“VMRO-DPMNE-së edhe më tej do të mbetet e hapur ndaj temave që prekin studentët, do ta ndjekë zbatimin e ndryshimit në praktikë dhe do t’ua përcjellë institucioneve kompetente propozimet dhe vërejtjet e tyre”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërmarrjea Transportit Publik Shkup tashmë ka të integruar përdorimin e teknologjive elektronike në sistemin e transportit, përfshirë validimin përmes telefonit celular dhe aplikacionit, sipas rregullave të sistemit tarifor të qytetit.//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër