Beograd, 28 shtator, Zhurnal.mk – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili dha dje në mbrëmje dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës, i dorëzoi sot detyrën e presidentit të përkohshëm kryetares së parlamentit, Ana Brnabiç, e cila deri në zgjedhjen e presidentit të ri do të ushtrojë detyrën e Presidentit të Republikës.
Vuçiç i dorëzoi Ana Brnabiçit në kabinetin e tij vulën, dekretet për dekoratat, dekretet e shërbimit për faljet për të dy mandatet, regjistrin e dhuratave, raportin financiar, raportin e punës si dhe raportin mbi proceset gjyqësore dhe procedurat përmbarimore.
Në procesverbalin për dorëzimin dhe marrjen e detyrës thuhet se ”me këtë procesverbal bëhet dorëzimi dhe marrja e detyrës mes Aleksandar Vuçiçit, Presidentit të Republikës, i cili jep dorëheqjen, dhe Ana Brnabiçit, kryetares së parlamentit, e cila merr funksionin e ushtrueses së detyrës së Presidentit”.
