Athina mohon raportimin mediatik se e dërguara e ShBA-së kërcënoi qeverinë greke

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 28 shtator Zhurnal.mk –Athina ka mohuar një raportim mediatik sipas të cilit ambasadorja e ShBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka kërcënuar se do ta rrëzojë qeverinë greke.

“Duhet të them dhe ta bëj të qartë se nuk ka pasur kurrë asnjë çështje që lidhet me një kërcënim ndaj qeverisë greke dhe për të qenë seriozë një gjë e tillë nuk do të tolerohej kurrë”, tha në një konferencë për media Pavlos Marinakis, zëdhënësi i qeverisë greke.

Ai theksoi se Greqia dhe ShBA-ja kanë një marrëdhënie shumë “më të afërt dhe më të qëndrueshme”.

“Është një marrëdhënie strategjike e rrënjosur thellë, e cila bazohet në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta”, tha ai.

Marinakis rikonfirmoi se Athina është gjithashtu një “partnere strategjike” e ShBA-së në sektorin e energjisë, duke theksuar se qeveria po punon për të përmirësuar pozitën e saj energjetike dhe gjeopolitike në interes të vendit.

“Nuk ka shantazh politik për gazin natyror të lëngshëm amerikan”, shtoi ai.

Deklaratat e zëdhënësit të qeverisë greke erdhën si përgjigje ndaj një artikulli të Wall Street Journal, i cili i referohej përpjekjeve të ambasadores Guilfoyle për të promovuar gazin natyror të lëngshëm amerikan në rajonin më të gjerë të Ballkanit.

Artikulli pretendonte gjithashtu se Guilfoyle ka kërcënuar ministrin e Energjisë, Stavros Papastavrou, se do të rrëzojë qeverinë, duke iu referuar rënies së pritshme të qeverisë rumune.

“Ne mund t’ia bëjmë këtë çdo vendi që duam. Mund ta bëjmë edhe këtu”, thuhet se ajo ka thënë gjatë një darke në Athinë në muajin mars.

Sipas raportimit, Papastavrou ishte përgjigjur se ShBA-ja nuk mund ta zëvendësonte qeverinë greke.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër