Scaloni konfirmon tre kapitenët e rinj të Argjentinës pas pensionimit të Messit

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar renditjen e kapitenëve pas daljes në pension të Lionel Messit.

Scaloni është ngarkuar me rindërtimin e ekipit kombëtar në epokën pas Messit dhe një nga detyrat e tij është të gjej pasuesin e tij si kapiten i ekipit.

Pa humbur kohë, përzgjedhësi i Argjentinës ka gjetur tashmë pasuesin dhe ai është mbrojtësi i Atletico Madridit, Cristian Romero.

“Kapiteni pas Leos dhe Otamendit është Cuti Romero. I dyti do të jetë Emiliano Martinez , i treti Lautaro Martinez”, ka thënë Scaloni.

Ndryshe nën-kampionët e Kupës së Botës 2026 do të përballen me Bolivinë sonte në një ndeshje miqësore, përpara se të presin Burkina Fason të shtunën.

Miqësorja kundër Beninit më 6 tetor do të jetë ndeshja e lamtumirës së Messit me ekipin kombëtar argjentinas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër