VLEN: Procesi i Berlinit, rruga drejt një tregu rajonal që afron Ballkanin me Evropën

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – Ballkani Perëndimor ka nevojë për një treg rajonal që funksionon, por mbi të gjitha për një bashkëpunim që e afron rajonin me Bashkimin Evropian, thonë sot nga VLEN.

“Procesi i Berlinit është korniza për ta kthyer këtë bashkëpunim në rezultate konkrete: më pak barriera për bizneset, më shumë investime, konkurrueshmëri më të madhe dhe lidhje më të forta me zinxhirët evropianë të vlerës.

Potenciali ekonomik i rajonit është i madh. Hapi i radhës është që kompanitë vendore të mos mbeten vetëm pjesë e prodhimit, por të krijojnë më shumë vlerë, të zhvillojnë teknologji dhe produkte të tyre dhe të kenë rol më të madh në tregun evropian.

Në këtë drejtim, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në konferencën ekonomike në Budva, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku në fokus ishte forcimi i Tregut të Përbashkët Rajonal dhe afrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Ky është bashkëpunimi rajonal që mbështet VLEN-i. Bashkëpunim që krijon mundësi dhe e çon rajonin më afër Evropës”, thonë nga VLEN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër