​Roberto Vergori merr komandën e KFOR-it më 14 tetor

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Italia po përgatitet të marrë sërish komandën e misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë.

Gjeneralmajori Roberto Vergori, një oficer i Ushtrisë Italiane me përvojë të gjerë në njësitë ajrore dhe në misione ndërkombëtare është caktuar si komandanti i ardhshëm i forcës shumëkombëshe të Aleancës së Atlantikut.

Procesi i kalimit tek udhëheqja e re do të mbahet në selinë e KFOR-it në Prishtinë më 14 tetor, në ora 11:00.

Gjeneralmajori i Ushtrisë turke Özkan Ulutash do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë italiane Roberto Vergori.

Admirali George M. Wikoff, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, do të kryesojë ngjarjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër