Ministri Ferati pret mysafirët nga SHBA, theksohet rëndësia e bashkëpunimit dhe dialogut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 tetor, Zhurnal.mk – Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Li Korder, znj. Paula Korder dhe znj. Elona Proj.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes njerëzve dhe institucioneve.

Angazhimi i z. dhe znj. Korder dhe znj. Proj në afrimin e liderëve politikë, profesionistëve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve përbën një kontribut të çmuar në krijimin e lidhjeve të reja dhe promovimin e dialogut. Ky angazhim vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër